0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dy persona në Itali dalin në rrugët e qytetit dhe qëllojnë me armë emigrantët kudo që i takojnë

Më të lexuarat

Të paktën një person i armatosur ka hapur zjarr mbi kalimtarët nga një automjet në qytetin qendror italian të Maceratës, kurse ka njoftime për katër persona të plagosur.

Gjuajtjet u zhvilluan në pjesë të ndryshme të qytetit, duke përfshirë pjesën afër stacionit të trenit brenda qytetit, njofton televizioni shtetëror Rai.

Zyra e kryebashkiakut të qytetit ka paralajmëruar njerëzit në tëitter për të qëndruar Brenda në shtëpi për shkak të incidentit, që besohet se do të vazhdojë.

Dy sulmuesit u raportuan të ishin brenda veturës Alfa Romeo e zezë.

Disa raporte e çojnë numrin e të plagosurve deri në gjashtë, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Raportet lokale sugjerojnë se cak i sulmit ishin emigrantët.

Gjuajtjet me armë u dëgjuan në zonat Via Spalato dhe Via dei Velini, dy fusha kryesore të një hetimi për vrasjen e një vajze 18-vjeçare, trupi i të cilës u gjet të mërkurën e kaluar. Një mashkull nigerian u arrestua për vrasjen.

Raportet lokale po i lidhin dy incidentet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit