0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Indi, dhunohen seksualisht në tren 100 vajza të mitura

Më të lexuarat

Shokohet opinioni publik në Indi, pas publikimit të lajmit se 100 vajza të mitura janë dhunuar seksualisht gjatë një udhëtimi me tren nga një grup të rinjsh në Bihlar. Për katër orë me radhë vajzat janë përballur me djemtë “monstra” të cilët nuk kanë kursyer asnjërën prej tyre.

Vajzat janë të gjitha nxënëse të një shkolle katolike në qytetin Dhanbad. Ato po ktheheshin me tren nga një ekskursion dyditor, të shoqëruara edhe nga 3 mësuese.

Pavarësisht faktit se kishin prenotuar biletat për trenin, vajzat i kanë gjetur disa nga vendet e tyre të zëna nga grupi i djemve, të cilët i dhunuan fizikisht dhe psikologjikisht ato.

Mësueset kanë kërkuar ndihmë, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë vajzave. Kështu për rreth katër orë, vajzat janë detyruar të qëndrojnë në këmbë, të dëgjojnë ofendime e sharje nga më vulgaret, e madje të dhunohen edhe seksualisht. Njëra nga vajzat i tha policisë së mësueset janë përpjekur të ndalojnë djemtë, por ata i kanë sulmuar duke i goditur me forcë.

Autoritetet në Indi kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit