0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Egjipt: Sisi, rrezikojmë të dështojmë

Më të lexuarat

Udhëheqësi i grushtit të shtetit egjiptian General Abdul Fattah El-Sisi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të bashkohen për të mbrojtur udhërrëfyesin e grushtit të shtetit. Ai i paralajmëroi ata për dështimin e udhërrëfyesit në qoftë se ata nuk e mbrojnë.

Duke folur para oficerëve të ushtrisë në një forum të mbyllur, Al-Sisi ka pranuar se e ardhmja e grushtit të shtetit është në rrezik. “Udhërrëfyesi po përballet me disa kërcënime,” tha ai. “Të gjitha partitë nacionale, kompetencat politike dhe masmediat duhet të bashkohen pas udhërrëfyesit politik. Askush nuk guxon të ndahet në grupe, dhe askush nuk guxon të vendosë kritere që nuk përputhen me realitetin aktual në Egjipt.”
Duke vlerësuar ushtrinë me nota të larta, Al-Sisi e përshkroi atë si “të denjë” për të udhëhequr shtetin, duke shtuar se ajo është duke ndjekur rrugën e zhvillimit dhe reformimit. “Ne nuk kemi nevoja tjera, përveçse të mbrojmë vendin dhe stabilitetin e tij,” shtoi Sisi.
Udhëheqësi i grushtit të shtetit tha se misioni i tyre është për ta finalizuar Kushtetutën, të mbahen zgjedhje parlamentare dhe të zgjidhet një president që përfaqëson të gjithë Egjiptasit.
El Sisi është njëri nga autorët e grusht shtetit të Egjiptit, i cili me ndihmën e shteteve arabe dhe krerëve fetar në vend, rrëzoi presidentin e parë demokratik të Egjiptit.
/mszh/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit