1.1 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Plaçkitet xhamia afër selisë së BDI-së, ja sa para janë vjedhur

Më të lexuarat

Rreth 5 mijë denarë dëm ka shkaktuar një person deri tani i panjohur, pas vjedhjes që kreu dje në Xhaminë në Reçicë të Vogël në Tetovë (fshat ku gjendet edhe selia e BDI-së).

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, vjedhja është kryer rreth orës 14:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vjedhësit kanë hyrë në objekt përmes derës së hapur dhe në hapësirën e madhe për lutje kanë marrë një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur, në të cilën ka pasur rreth 3 mijë denarë. Pas kësaj kanë marrë edhe kamerën dhe janë larguar nga xhamia. Sasia e plotë e vjedhur është 3 mijë denarë, ndërsa 2 mijë denarë konsiderohet dëmi material”, tha Marjan Josifovski.

Sipas statistikave të policisë gjatë këtij muaji deri tani në rajonin e SPB Tetovë kanë ndodhur shtatë vjedhje në objektet fetare, prej të cilave pesë në kisha dhe dy në xhamia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit