7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Forcohet bashkëpunimi strategjik Turqi-Rusi?

Më të lexuarat

Mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi do të mbahet në qytetin e Shën-Petërsburgut në datat 21-22 nëntor.

Sivjet mbledhja realizohet për të katërtën herë nën drejtimin e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdoan dhe Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Temat kryesore që do të trajtohen në këtë mbledhje do të jenë zhvillimet dypalëshe në fushat e tregtisë, ekonomisë, energjinë dhe humanitare.

Gjithashtu në këtë samit do të vlerësohen edhe zhvillimet lidhur me projektin e centralit të parë bërthamor të Turqisë që do të ndërtohet nga rusët në provincën Akkuyu si dhe zhvillimet në lidhje me gazsjellësit Rryma e Jugut.

Gjatë vizitës në Rusi Kryeministri Erdoan do të shoqërohet nga një delegacion i madh në numër, ku bëjnë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu, Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Taner Jëlldëz, Ministri i Ekonomisë Zafer Çallajan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit