2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Liban: Së paku 23 persona u vranë në një sulmi mbi ambasadën iraniane

Më të lexuarat

Të paktën dy raketa u lëshuan në drejtim të kryeqytetit libanez Bejrut, njëra prej tyre goditi Ambasadën iraniane, njofton një burim në Shërbimin e Sigurisë të vendit.
Nga ana tjetër, një burimi i dytë deklaroi se shpërthimi nuk është i lidhur vetem me goditjet e raketave. Por ai u shkaktua edhe nga detonimi i një makine bombë.

Dëmtime serioze pësuan shtatë ndërtesa, në të cilat ra zjarr.
Të paktën 15 persona humbën jetën, rreth 150 të tjerë morrën plagë të shkallëve të të ndryshme. Është njoftuar se në mesin e viktimave është edhe Atashehu i Ambasadës iraniane për kulturën Ibrahim Ansari, i cili ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Disa raporte të tjera thonë se edhe ambasadori iranian është vrarë.

Ambasada është e vendosur në hapësirën e kryeqytetit Bejrut, e cila është bazë e fuqishme e lëvizjes shiite libaneze, Hezbollah. Kjo lëvizje, së bashku me Iranin, është aleate e fuqishme e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit