4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Është kryer vjedhje në një xhami në Reçicë të Vogël të Tetovës

Më të lexuarat

Dje rreth orës 14 në xhaminë e Reçicës së Vogël të Tetovës është kryer vjedhje e rëndë në hapësirën për lutje nga, deri tani, persona të panjohur, njofton Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, transmeton Portalb.mk.

“Disa persona deri tani të panjohur dje kanë kryer vjedhje të rëndë rreth orës 14 në xhaminë e Reçicës së Vogël,, në rrugën “172”. Vjedhësit kanë hyrë kah dera e pambyllur dhe te hapësira kryesore për lutje e kanë vjedhur një kuti, e cila ka qenë e montuar në mur dhe në të ka pasur rreth 3000 denarë, si dhe mjete solidare. Përveç kësaj e kanë nxjerrë dhe e kanë marrë edhe kamerën dhe kanë dalë nga xhamia”, thonë nga SBP Tetovë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit