Kur Meshari në këngën e tij “Shtrati im është dheu” pyeti:
“Ues sahbu ejne xhumuuhum, bau uefai” – e gjithë ata shokë ku mbetën?! E shitën marrëveshjen me mua!(Përkthimi)
Pak orë pas vdekjes dhe ende para varrimit shokët e tij ndërmorrën:
1. Ndërtimin e një xhamie në Bangladesh
2. Themelimin e Kompleksit Meshari në Bangladesh ku do ketë xhami, medrese dhe pus uji të pijshëm.
3. Ndërtimin e një qendre për memorizimin e Kuranit, ku do kenë mundësi rregullisht të mësojnë 100 nxënës.
4. Projektin “Jetimat Meshari” për kujdesin e 40 jetimave në mënyrë të rregullt.
Ja marrëveshja e shokëve o zonja dhe zotërinj!
Në ditën e nesërme pas varrimit, ata shokë qëndruan aty duke bërë lutje Allahut për vëllain e tyre derisa perëndoi dielli.
Ja marrëveshja o motra e vllazni!
I Dërguari ﷺ tha: “Mos u bëj i afërt përveçse me besimtarin”.
Hoxhë Omer Berisha