TV KLANI-BATONI TMERRON DHE TERORIZON POPULLIN!
Sonte në emisionin Zona-B, Baton Haxhiu trondit, malltreton dhe persekuton, familjet,gratë,fëmijët dhe rinin shqiptare me një tematik që është krejt ekskluzive për Drejtësinë ,organet e hetuesisë dhe gjyqësorin kosovarë!
Batoni sonte e merr rolin e policit,hetuesit,gjykatësit dhe analistit ndërkombtarë! Ai ngjalli dhe futi edhe më tepër urrejtje,hasmëri dhe gjakmarrje në mes shqiptarëve!Sikur këtë rol i’a kanë lanë amanet sllavët-sërbët të vazhdosh e të futesh edhe mē tepër luftën vllavrasëse në popullin shqiptarë!
Shtrohet pyetja: Pse krimet e një grupi kriminel që veproi në Kosovë para 13 vitev të paraqiten në opinionin publik,kur dihet fort mirë se këto krime i takojnë gjyqësorit e jo popullit të ngrat e të vuajtur e të persekutuar moralisht,politikisht dhe ekonomikisht?
Kujt po i shërben të futet panik dhe urrejtje edhe më të madhe në popull?
A thua fëmijët tonë duhet të mendojn se ky popull është kriminel dhe vëllavrasës?
A duhet rinia jonë të mendoj se ky shtet qenka formue për kriminalizim të shoqërisë?
A thua populli i kosovës duhet ti shohë udhëheqësit tonë si njerëz që kan ardhur në pushtet duke shkelur mbi kufoma dhe duke ecur mbi gjak shqiptari?
Pse Baton po e kriminalizon tanë shoqërin me këtë emision përqarës?
Pse Baton po e tmerron popullin dhe po ja këput shpresat për jetë në Kosovën e
Pavarur?
Pse ky emision pikrisht në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?A po donë me paraqit Kosovën si burim i krimit dhe vrasjes?A po donë me ju dhanë preteks evropianëve se kosova është Ananus-Zorrë e trashë në evrop?
BATON nëse ai Shkumbini me grupin e tij kriminel ka vra disa persona që me ta duhet të mirret drejtësia, Ti me këtë emision ke goditë popullin shqiptarë në zemer,dinjitet,tradit kombë dhe fe!
Me këtë emision që i takon drejtësisë ke vrar shpresën e fëmijëve, grave dhe rinisë.Ke futur popullin në një katrahurë edhe më të rrezikshme të përçarjes. Kurani thotë :”Fitneja-përçarja është më e rrezikshme se vrasja.”
Pejgamberi a.s.thotë: “Fitneja-përçarja ishte në gjumë, i mallkuar qoftë ai që e zgjoi nga gjumi.” Si shumë herë edhe kësaj radhe e ke zgjue fitnen dhe popullit i ke dhënë një cunami shpirtëror dhe kombëtare!
Turp për këtë emision që tmerron dhe terrorizon popullin!
Drejtësia vjen dhe po troket edhe pa emisionin tëndë, që kishte për qëllim dikën ta fajësoj që është dëshmitarë,e dikën ta ç’fajësojë që është i lirë por kriminel!!!
Musa Vila