2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Unë jam majmuni më i bukur i xhunglës”. Fushata raciste e H&M bëri që kompania të humbasë shumë dashamirës

Më të lexuarat

Kompania e veshjeve H&M po përballet me sulme masive për shkak të fushatës së saj të fundit. Incidenti ka shkaktuar shumë debate në industrinë e veshjeve në mbarë botën.

Një reklamë në faqen e H&M tregonte një djalë të vogël me ngjyrë i cili mbante veshur një bluzë me sloganin “Majmuni më i bukur i xhunglës”. Fotoja u bë virale në rrjetet sociale dhe thirrjet ndaj H&M për të fshirë reklamën, kërkuar falje për marketingun racist ishin të shumta.

Supremacistët e bardhë, racistët dhe shtypësit i kanë krahasuar njerëzit me ngjyrë me majmunët për vite me rradhë dhe akoma vazhdohet të përdoren epitete raciste. Deklarata e shkurtër e H&M në përgjigje të zemërimit ishte një falje e shkurtër, dhe kompania menjëherë fshiu reklamën nga faqet e saj të internetit.

Kompania ka kërkuar falje me anë të një postimi në Twitter ku thuhej:

“E kuptojmë dhe e përkrahim shqetësimin e njerëzve për bluzën e djalit. Kompania jonë kërkon falje për foton dhe logon e printuar. Për këtë shkak, ne jo vetëm që e kemi fshirë foton nga rrjetet tona sociale, por gjithashtu kemi ndaluar prodhimin e kësaj veshjeje.”

Realiteti i trishtuar është se racizmi është një problem për kompanitë në mbarë botën, duke përfshirë edhe shitësit e veshjeve.

Debati anti-semit i vitit 2014 për markën spanjolle Zara nuk është ndryshe. Atyre ju tërhoq vëmendja për shitjen e rrobave që dukeshin jashtëzakonisht të ngjashme me veshjet që fëmijët hebrenj mbanin në kampet e përqendrimit gjatë Holokaustit.

I njohur është dhe rasti i kompanisë Pepsi, me reklamën e tyre raciste ku personazh kryesor isht modelja ee famshme Kendall Jenner.

Këto kanë qenë incidente shqetësuese, dehumanizuese në vitet e fundit. Racizmi, dhe kulturat e korporatave që lejojnë shprehjen e saj, duhet t’ju tërhiqet vëmendja që ky fenomen të zhuket nga rrënjët e marketingut.

/HuffingtonPost

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit