Vjen në jetë Rexhep Tajip Erdogani kamerunas

Më të lexuarat

Shtetasit kamerunas, Simon Ebale Mekui dhe Kery Maliek Traore, të cilët jetojnë në provincën qendrore të Nevşehir të Turqisë, e quajtën një nga djemtë e tyre të porsalindur Rexhep Tajip Erdogan.

“Presidenti Erdogn na ka hapur derën në Turqi, na ka ndihmuar,” tha nëna 39-vjeçare Traore.

Mekui, i cili erdhi në Turqi me bashkëshorten e tij në vitin 2011 për të punuar në industrinë e mobiljeve, tha se ata vendosën mbi emrin bashkë me familjen e tyre të gjërë. Familja, e cila tani ka gjashtë fëmijë, shpreson të bëhen qytetarë turq në të ardhmen.

“Unë dua të rris fëmijët e mi këtu dhe t’i dërgoj në ushtri”, tha Mekui. Ai shtoi se gjatë përpjekjes për grusht shtet të 15 korrikut 2016, ai dhe bashkëshortja e tij u bashkuan me qytetarët turq në rrugë, të cilët mbanin flamuj turq për t’i rezistuar puçit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit