Videon e fundit të publikuar nga DAESH-i ku si objektiv merret Hamasi, ekspertët palestinezë e cilësojnë si komplot i shërbimeve izraelite dhe amerikane të inteligjencës.
Videon e fundit të publikuar nga DAESH-i ku si objektiv merret Hamasi, ekspertët palestinezë e cilësojnë si komplot i shërbimeve izraelite dhe amerikane të inteligjencës për ta tërhequr Hamasin nga gadishulli Sinait në Egjipt dhe për të dobësuar rezistencën në Gazë.
Në video regjistrimin e DAESH-it të publikuar të mërkurën e kaluar u paraqitë pamjet e një personi për të cilin pretendohet se është nga Gaza dhe ndodhet në gadishullin e Sinait, i cili ekzekuton personin e quajtur Musa Ebu Zemat, anëtarin e Hamasit me akuzë se po “kontrabandon armë nga Sinai në Gazë për Hamasin”.
Sipas ekspertëve palestinezë DAESH-i në këtë regjistrim pamor jep mesazhin se armët nuk duhen të kthehen nga Izraeli, por nga Hamasi. Kjo organizatë terroriste, e cila dëshiron të dëmtojë rezistencën palestineze nga brenda në Gazë, gjithashtu dëshiron ta tërheq Hamasin në gadishullin e Sinait dhe ta lë në pozitë të vështirë përballë Egjiptit.
Analisti politik palestinez, Mustafa Es-Savaf tërhoqi vëmendjen se DAESH-i me videon e publikuar përpiqet për ta tërhequr Hamasin në Sina për hakmarrje ndaj vrasjes së anëtarit të saj, ndërsa këtë e cilësoi si “një komplot i sionistëve, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shërbimeve rajonale të inteligjencës për ta tërhequr Hamasin në Sina”.
“Me anë të këtij plani synohet dobësimi i fuqisë ushtarake të Hamasit. Duan që Hamasi të hyjë në luftë me këtë organizatë artificiale në Irak, Siri dhe Libi dhe në këtë mënyrë ta dobësojë atë”, deklaroi Savaf, ndërsa shtoi se “Kësaj organizatë, e cila përdoret si mashë në vendet në fjalë, i është dhënë një rol për ta luajtur dhe ajo e kreu detyrën e saj, e copëtua dhe u shpërbë”.
Drejtori i Studimeve Shkencore të Fakultetit të Rabatit, pranë Ministrisë së Brendshme në Rripin e Gazës dhe ekspert i çështjeve të sigurisë, Ibrahim Habib në lidhje me videon e publikuar nga DAESH-i tha se është plotësisht operacion i shërbimeve të inteligjencës.
“Me anë të kësaj videoje të DAESH-it, shërbimet e inteligjencës duan të japin mesazhin se shumica e anëtarëve të kësaj organizate ndodhen në Gazë dhe gadishullin e Sinait dhe se në sfondin e kësaj videoje qëllimisht janë paraqitur rrethojat me tela mes Izraelit dhe Egjiptit”, deklaroi Habib, ndërsa shtoi se pretendimet e bëra mund të paraqiten si arsyetim për Hamasin për të bashkëpunuar me Egjiptin për të asgjësuar anëtarët e DAESH-it.
Edhe shkrimtari dhe analisti politik palestinez, Mustafa Ibrahim bëri të ditur se DAESH-i është i shqetësuar nga afrimi mes Hamasit dhe Egjiptit, me në krye për zonat tampon të ngritura mes dy vendeve për të rritur sigurinë, ndërsa me anë të personit të ekzekutuar me pretendim për kontrabandë të armëve nga gadishulli i Sinait për në Gazë, DAESH-i synon ta lë në pozitë të vështirë Hamasin përballë Egjiptit.