-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

SIRI – 11 TË VDEKUR NGA AKTET E DHUNËS

Më të lexuarat

Arrin në 11 të vdekur bilanci i viktimave të vrarë të mërkurën në provincën e Idlebit, në veriperëndim të vendit dhe në Deraa qytet në jug të vendit nga të shtënat e trupave siriane dhe luftimet, bëri të ditur sot Observatori Sirian për të drejtat e Njeriut, “OSDH”.

“Në Khan Çeikhun në provincën Idleb, pesë persona, përfshi tre kryengritës dhe një fëmijë u vranë nga të shtënat e artilerisë së rëndë të ushtrisë, që bombardonte këtë qytet”, sipas OJQ-së me seli në Britaninë e Madhe.

“Ne nuk kemi fjetur gjatë natës”, deklaroi Abu Hammam, një nga kryengritësit.

Njerëzit në zonat e bombarduara kanë kaq frikë sa u përpoqën të largohen drejt zonave më të sigurta të qytetit.

“Duhet të largoheshim sepse bombardimet ishin afër nesh”, theksoi kundërshtari nëpërmjet telefonit./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit