20.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Deklaratat e Trumpit rikthejnë tensionet mes SHBA-së dhe Pakistanit

Më të lexuarat

Islamabadi thërriti të hënën në mbrëmje ambasadorin amerikan në Pakistan, në një gjest të rrallë sfide pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të pezulluar ndihmën që jepet për këtë vend të akuzuar se nuk bën mjaftueshëm kundër terrorizmit…

 

Islamabadi thërriti të hënën në mbrëmje ambasadorin amerikan në Pakistan, në një gjest të rrallë sfide pas kërcënimeve të Presidentit Donald Trump për të pezulluar ndihmën që jepet për këtë vend të akuzuar se nuk bën mjaftueshëm kundër terrorizmit.

Ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve janë turbullta prej disa muajsh, ambasadori David Hale ishte ftuar që të shkonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Pakistanit.

“Ai vajti dhe takoi disa përgjegjës”, deklaroi një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kabul pa dhënë më shumë detaje.

Nga ana tjetër, Ministria pakistaneze e Punëve të Jashtme nuk ka bërë asnjë koment.

Por, sipas një zëdhënësi, Kryeministri Shahid Khaqan Abbasi ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë të martën në mesditë, ku merrnin pjesë krerë të fuqishëm të ushtrisë pakistaneze.

Thërritja e ambasadorit u bë pas një mesazhi në “Twitter” nga Donald Trump, i cili ishte shumë i ashpër me Pakistanin.

“SHBA-ja i ka dhënë marrëzisht 33 miliardë dollarë ndihma Pakistanit këto 5 vitet e fundit dhe ata kanë dhënë në këmbim vetëm mashtrime dhe hipokrizi duke i marrë krerët tanë për idiotë”, shkruan presidenti amerikan.

“Ata strehojnë terroristët që ne kërkojmë në Afganistan, pa na ndihmuar. Ky është fundi!”, thekson ai.

Që prej atentateve të 11 shtatorit 2001, dy vendet kanë lidhur një partneritet strategjik për të shbërë grupet e armatosura radikale në rajon.

Por SHBA-ja, ashtu si Afganistani, akuzojnë Pakistanin se mbështet talebanët që veprojnë në vendin fqinj. /ATSH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit