-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Hamasi e vlerëson si “shantazh politik” kërcënimin e Trump

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kjishte kërcënuar se mund të ndërpresë ndihmën ekonomike për qeverinë e Palestinës nëse ajo nuk do të jetë e pranishme në tryezën e negociatave për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

 

Zëdhënësi i Organizatës palestineze Hamas, Fevzi Berhum e vlerëson si “shantazh politik” kërcënimin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se mund të ndërpresë ndihmën ekonomike për qeverinë e Palestinës, nëse kjo nuk do të jetë e pranishme në tryezën e negociatave për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Hamasit në një deklaratë me shkrim tha se, “Kërcënimi i Presidentit Trump se do t’i ndërpresin ndihmat për qeverinë e Palestinës dhe Agjencinë e OKB-së për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) derisa palestinezët nuk pranojnë të kthehen në tavolinën e negociatave, është një shantazh i ulët politik”.

Berhum u shpreh se ky kërcënim është një reflektim i qëndrimit “huligan dhe të pamoralshëm” të SHBA-ve për çështjen e të drejtave të popullit të Palestinës. Ai tha se politikat e presionit të qeverisë së Washington-it tregojnë “nevojën e rritjes së unitetit dhe bashkimit të brendshëm në Palestinë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit