20.6 C
Pristina
Saturday, September 21, 2024

Arabi Saudite, arrestohen 11 princër sauditë për protestë në një pallat mbretëror

Më të lexuarat

“Princat u dërguan në burgun Hair, një ndërtesë e sigurisë së lartë në jug të kryeqytetit, Rijad, e cila menaxhohet nga shërbimet e inteligjencës saudite”

 

RIAD (AA) – Një uebsajt i lajmeve të Arabisë Saudite raporton se 11 princër janë arrestuar dhe do të gjykohen për organizimin e një proteste në një nga pallatet mbretërore dhe refuzimit të urdhërave për t’u larguar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit Sabq, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, raportoi të shtunën se një divizion i Gardës Kombëtare, i cili është i ngarkuar për mbrojtjen e familjes mbretërore, është urdhëruar të arrestojë princat.

Në faqen e internetit të lajmeve thuhet se princat u dërguan në burgun Hair, një ndërtesë e sigurisë së lartë në jug të kryeqytetit, Rijad, e cila menaxhohet nga shërbimet e inteligjencës saudite, ku mbahen kriminelë, militantë dhe terroristë të Al-Kaedës.

Sipas Sabq, pretendohet se princat kërkonin kompensim financiar nga gjykimi që ishin përfshirë nga njëri prej kushërinjve të tyre dhe duke kërkuar që mbreti të këmbejë vendimin për të pezulluar pagesat për faturat e ujit dhe energjisë elektrike të princave.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit