Blerinë Sejdiu- Hodolli, është gruaja që dje ndërroi jetë në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Vdekja e saj ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta që ka marrë. Ajo ishte hedhur nga kati i katërt i klinikës përkatëse.
Ndërsa, familjarët e të ndjerës kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e qytetit te hekurudha në Podujevë.Hodolli do të varroset sot në ora 16:00.
Ndryshe, Policia e Kosovës këtë rast e ka hapur në hetime duke e cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.