Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore, ka bërë të ditur se ka nënshkruar një qëndrim të përbashkët me Iranin, rreth bashkëpunimit të mëtejmë sa i përket programit bërthamor iranian.
Marrëveshja hap rrugë për agjencinë që t’i dërgojë inspektorët e saj në Iran.
Yukiya Amano, nga kjo agjenci ka thënë në një konferencë për shtyp në Teheran se “në tre muajt e ardhshëm, duke nisur nga sot, do të implementohen masat praktike të marrëveshjes”.
Reaktori Arak, ku do të dërgohen inspektorët e OKB-së, përbën shqetësim serioz për komunitetin ndërkombëtar.
Në të njejtën kohë, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar të hënën se shpreson që së shpejti të arrihet një pajtim mes Iranit dhe fuqieve botërore, për mospajtimet rreth programit bërthamor iranian, transmeton Evropa e Lire.
Rrethi i ri i bisedimeve ndërkombëtare është caktuar për 20 nëntor./kohaislame.com