Kompania britanike Zanco ka prezantuar një model të ri të telefonit celular, i cili është më i vogël se sa një kartë krediti.
Pajisja punon në rrjetin 2G, peshon 13 gramë, është 46.7 mm i gjatë dhe 21 mm i gjerë. Ekrani i tij është kaq i vogël, sa vetëm numri që ju merr është i dukshëm.
Ka një bateri prej 200 mAh që zgjat tre ditë ose 180 minuta kohë bisede, dhe ngarkohet nëpërmjet një mikro USB.
Zanco Tiny t1, i cili ende nuk ka dalë në shitje, përveç thirrjeve, të jep mundësinë e dërgimit të mesazheve.
Policia tashmë ka shprehur frikën se ky telefon do të jetë shumë popullor në burgje për shkak të lehtësisë së kontrabandës dhe aftësisë për t’u fshehur lehtë.
Megjithëse trendi global është drejt telefonave të mëdhenj, disa kompani me sukses vazhdojnë të prodhojnë telefona të vegjël dhe të lehtë për t’u përdorur, si ato në treg që nuk ndjekin zhvillimet teknologjike./Syri