-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

“Malajzia do t’u ndihmojë gjithmonë muslimanëve”

Më të lexuarat

“Malajzia vazhdon të jetë model në mesin e shteteve muslimane. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të ndërmarrim rol aktiv në zgjidhjen e problemeve të muslimanëve dhe në mbrojtjen e Islamit”, tha Razak

 

KUALA LUMPUR (AA) – Kryeministri i Malajzisë, Nexhip Razak ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë t’u ndihmojë gjithmonë muslimanëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Razak në një deklaratë nga ueb faqja e tij personale vuri theksin tek temat siç janë gjendja e muslimanëve të Arakanit dhe vendimi i SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”.

Ai vuri në dukje se Malajzia do të vazhdojë të ndihmojë muslimanët në Mianmar dhe Palestinë, të cilët i nënshtrohen persekutimit dhe presioneve.

“Malajzia vazhdon të jetë model në mesin e shteteve muslimane. Për këtë arsye ne do të vazhdojmë të ndërmarrim rol aktiv në zgjidhjen e problemeve të muslimanëve dhe në mbrojtjen e Islamit, si brenda ashtu edhe jashtë. Ne do të vazhdojmë që të jemi pranë të shtypurve, kudo në botë”, tha Razak.

Më tej ai tha se Malajzia dënon fuqishëm vendimin e SHBA-ve për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit”, me ç’rast theksoi se “Malajzia nuk e pranon assesi këtë vendim”.

– Muslimanët e Arakanit

Razak thotë se muslimanët e Arakanit, të cilët i janë nënshtruar dhunës në Mianmar, do të jenë gjithmonë në zemrën e qytetarëve të Malajzisë.

Duke bërë të ditur se do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma për muslimanët e Arakanit, Rezak thotë se, “Janë të qarta ndihmat që i kemi dhënë deri më tani për muslimanët e Arakanit të cilët ndodhen në Bangladesh dhe Mianmar”.

“Do të vazhdojmë me këto ndihma. Ne kemi ndërtuar një spital me 50 shtretër për refugjatët e Arakanit në Bangladesh, i cili në të njëjtën kohë mund t’u shërbejë 150 pacientëve. Vazhdojmë ndihmat tona mjekësore dhe ushqimore në rajon”, tha kryeministri i Malajzisë, Nexhip Razak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit