Këtë të mërkurë policia në Honolulu ka filluar të shkruajë gjoba për njerëzit që shpërqendrohen nga celularët e tyre ndërsa ecin në një kryqëzim.
Honolulu është qyteti i parë që miraton një ligj të tillë, duke përmendur një shkallë të lartë të këmbësorëve që përplasen nëpër kryqëzime.
Sipas ligjit të ri, arsyeja e vetme ligjore për një këmbësorë për të përdorur një celular gjatë kalimit të një rruge ose autostrade do të ishte për të raportuar një emergjencë.
Gjobat minimale për thyerjen e ligjit të ri fillojnë nga 15 dollarë; për shkelësit e përsëritur, ndëshkimi varion nga 75$ në 99$. Norma më të larta janë deri në 100$ për një vepër të parë, 200$ për një të dytë, dhe 500$ për një të tretë.
Në 90 ditët e para që nga nënshkrimi i projekt-ligjit, policia e Honolulu-së ka punuar për t’i kujtuar njerëzve rrezikun e përdorimit të një pajisjeje elektronike duke ecur në rrugë dhe që nga kjo e mërkurë, ky rrezik përfshinë gjithashtu një gjobë.
/NPR