2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Palestinë vs Izrael: Kufijtë e vitit 1967 nuk pranohen nga Izraeli, ndërtohen barriera për kufij të ri

Më të lexuarat

Vetëm pak orë para mbërritjes së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, për bisedime të niveleve të larta mbi negociatat e drejtpërdrejta në procesin e paqes të martën, dy raportime mediatike thanë se ekipi izraelit ka bërë tashmë propozimin.

“Pozicioni aktual i Izraelit është që si kufi të shërbejë itinerari i barrierës ndarëse (murit) dhe jo vija kufitare e vitit 1967 siç kanë kërkuar palestinezët”, thuhej në një raportim të publikuar në radion publike.

Që prej rifillimit të bisedimeve në fund të korrikut, palestinezët janë ankuar vazhdimisht për mungesën e qartësisë së Izraelit mbi çështjen e kufijve.
Palestinezët këmbëngulin se bisedimet duhet të bazohen mbi kufitë që ekzistonin përpara Luftës 6-ditore të 1967-s, kur Izraeli sulmoi dhe pushtoi Gazën, Bregun Perëndimor dhe Jeruzalimin lindor arab.
Por, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka refuzuar një rikthim të kufijve të 1967 si “të papërligjshëm”, duke shtuar se një gjë e tillë nuk do të merrte parasysh “ndryshimet demografike” përgjatë 46 viteve të fundit, në një eufemizëm të qartë për vendbanimet hebreje. /tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit