-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jeremiq: Mund të bisedohet edhe për “statusin e Kosovës”

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ka thënë se nëse Serbia mbetet e palëkundur në mosnjohjen e Kosovës, “Prishtina nuk do të ketë zgjidhje tjetër, pos të kthehet në tryezën e bisedimeve, edhe nëse temat do të përfshinin çështjen e statusit të saj”.

“Nëse qëndrojmë të vendosur në mosnjohjen e Kosovës dhe vazhdojmë të ndalojmë Kosovën nga integrimi në organizatat ndërkombëtare, nuk do të ketë alternativa të tjera, pos t’i kthehet tryezës së bisedimeve, ku nuk diskutohet vetëm rreth çështjeve teknike, ashtu siç ka qenë rasti i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës deri më tash, por po ashtu edhe për çështjen e statusit”, ka thënë Jeremiq për mediat serbe.
Sipas tij, Serbia ka pasur sukses në bllokimin e përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë anëtare e ndonjë organizate politike ndërkombëtare.
“Ne kemi arritur të luftojmë për pozitën ku çdo hap i ardhshëm i Kosovës në arenën ndërkombëtare, varet nga qëndrimi i Serbisë”, ka thënë Jeremiq./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit