Humaniteti nuk njeh kufij. Dashuria ndaj krijesave të Allahut është një nga veprat më të mira të bëra në këtë botë. Ne gjithnjë shohim njerëz egoist rreth nesh por në këtë mes ka plotë njerëz që kanë zemra të pastërta të cilët bëjnë mirë pa pritur ndonjë shpërblim apo mirënjohje.
Shpërblimet e tyre ata e kërkojnë vetëm nga Allahu. Kësi lloj njerëz janë pak, por një shembull i fundit ishte në Arabinë Saudite. Një qytetar saudit nga Tebuki ka bërë një veprim për ti marrë lakmi. Ai ka dhuruar veshkën e tij një vajze që ishte e panjohur për të.
Wijdan Al-Eniza ishte një paciente që vuante sëmundja kronike e veshkave që kur ishte gjashtë vjeç dhe po bënte 10 vite në Dializë. Dializa është një proces në të cilin toksina dhe uji shtesë hiqen nga gjaku dhe ndihmon veshkën që të funksionojë normalisht për një kohë të përkohshme, përcjell KohaIslame.
Për shkak të sëmundjes së veshkave, shëndeti i saj po bëhej keq e më keq ditë pas dite. Ajo ishte në kërkim të një donatori të veshkave, i cili mund t’i jepte fund dhimbjes së saj dhe ta ndihmonte të jetonte një jetë pa dhimbje.
Kur një njeri 34 vjeçar saudit, Muhammad Jomaah Al-Banna, një punonjës i sektorit privat, i erdhi ky lajm, ai u zotua për ta ndihmuar atë duke kujtuar fjalën Profetike se: “Allahu është në ndihmën e robërve të tij përderisa ato ndihmojnë vëllezërve e tyre muslimanë”.
Ai më në fund vendosi të dhurojë një nga veshkat e tij për atë vajzë. Kur u intervistua, ai tha se motivi kryesor që qëndronte pas këtij akti ishte vetëm t’i shërbente njerëzimit për të gëzuar një person që vuan nga kjo sëmundje dhe shpresonte që Allahu do ta shpërblejë atë me diçka më të mirë në botën tjetër.
Babai i asaj vajze Mubarak Al-Eniza shprehet në mënyrë emocionale për ndjenjën e tij dhe tha se çdo ditë që zgjohej priste të dëgjojë lajmin për vdekjen e vajzës së tij. Vajza e tij po luftonte sëmundjen për një kohë të gjatë, sa që familjarët po prisnin vetëm lajmin e kobshëm.
Ai më tej tha se të gjithë mund të kuptojnë se çfarë po kalonim dhe sa të dëshpëruar dhe të pashpresë që ishim ne. Ne gjithmonë vajzën tonë e shihnim si një person i cili po vdiste.
Babai i saj ishte shumë mirënjohës ndaj burrit dhe tha se me të vërtetë nuk mund të gjente fjalë për të falënderuar dhe vlerësuar Al-Banna, i cili i dha vajzës një qiri në errësirë./KohaIslame.com/
Përkthehu: Nexhmedin Kalisi