Sot në Xhaminë “Zejnullah Blakçori” në Letanc të Podujevës, familja Behrami nga Letanci, fali gjakun e birit të tyre Selimit, të vrarë në vitin 2001 nga familja Brahimaj nga rrethi i Gjakovës, njofton Llapi.info.
Ishte pikërisht haxhi Qazim Behrami ai që në emër të familjes Behrami shtriu dorën e pajtimit familjes Brahimaj dhe e fali gjakun e vëllaut të tij, Selimit.
Ky gjest u përshendet nga imami i Xhamisë Zejnullah Blakçoripor edhe xhemati i shumtë prezent.
Imami gjithashtu falënderoi Ismet Abdullahun, i cili ishte ndërmjetësues dhe arriti të pajtojë këto dy famile.
http://www.llapi.info/wp-content/uploads/2017/12/2D491D41-FCA2-4CA0-B734-338B80D708B5.mp4