12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Erdogan, telefonatë me Papa Françeskun për Jerusalemin

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i ka telefonuar Papa Françeskut dhe ka biseduar me të për çështjen e Jerusalemin.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia italiane Ansa, duke iu referuar zyrës së shtypit të Vatikanit.

Sipas Ansa-s, Erdogan ka shprehur preokupimin e tij për vendimin e Trump mbi Jerusalemin, që po sjell tensione të reja në Lindjen e Mesme.

Zv.drejtoresha e zyrës së shtypit të Vatikanit: Paloma Garcia Ovejero, duke konfirmuar bisedën, tha se “telefonata ka qenë një inciativë e Presidentit turk në vazhdën e konsultimit ndërkombëtar për çështjen e Jeruzalemit”.

Kisha Katolike është shprehur që në fillim kundër inciativës së Trump, duke bërë thirrje për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Kurse Ankaraja zyrtare, prej tre javësh tashmë po drejton një nismë për të konsultuar sa më shumë vende për të arritur në një qëndrim sa më global mbi këtë çështje.

Një javë më parë OKB-ja miratoi një rezolutë ku kundërshtonte vendimin e Trump për Jerusalemin.

Rezoluta u miratua nga 128 vende të botës dhe vetëm 9 ishin kundër saj.

Përveç vendeve muslimane, edhe të gjithë vendet anëtare të BE-së e NATO-s votuan kundër SHBA.

Erdogan e ka quajtur këtë jo vetëm problem për palestinezët, arabët dhe muslimanët por edhe për të krishterët.

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit