-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vuani nga presioni i lartë i gjakut? Ja cila është zgjidhja më efikase

Më të lexuarat

Çfarë është presioni i lartë i gjakut?
Gjaku duke qarkulluar, bën presion shumë të madh në muret e enëve te gjakut, por njëkohësisht edhe muret bëjnë presion mbi gjakun. Ky presion është quajtur presion i lartë i gjakut, ose siç quhet ndryshe hipertension, i cili tenton të rritet gjithnjë e më shumë, nëse nuk merren masat e nevojshme për ta parandaluar ose kontrolluar atë.

Sipas studimeve të zhvilluara në Kolegjin Amerikan të mjekësisë sportive, një mënyrë shumë e mirë për uljen e presionit të gjakut janë ushtrimet fizike.

Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale, reduktojnë goditjet në zemër, njëkohësisht ndikojnë në reduktimin e diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Kombinimi i këtyre ‘benefiteve’ bën të mundur reduktimin e presionit të lartë të gjakut.
Gjithashtu, vlen të theksohet fakti që ushtrimet fizike janë më efektive kur bëhen në ambjente të hapura, kjo sepse ekspozimi në diell ku merret vitamina D, ndihmon në uljen e stresit gjë e cila ndikon drejtpërsëdrejti në reduktimin e presionit të gjakut.
Ky i fundit është një konkluzion i nxjerrë nga studimet e zhvilluara në Kolegjin Amerikan të mjekësisë sportive.
Ndërsa për ju që nuk jeni shumë të ‘familjarizuar’ me ushtrimet fizike, këshillohet që të ecni sa më shumë, në mënyrë që të ‘investoni’ pozitivisht në shëndetin tuaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit