-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Putin dekoron ushtarakët rusë që luftuan në Siri, në mbështetje të Assad (VIDEO)

Më të lexuarat

Presidenti Putin ndan dekoratat shtetërore për pjesëmarrësit e operacionit antiterrorist të Forcave të Armatosura ruse në Siri

Ceremonia e nderimit të ushtarakëve u zhvillua në Pallatin e Madh të Kremlinit. “Heroizmi juaj dhe veprimet tuaja profesionale siguruan ruajtjen e shtetësisë siriane, ndalimin e vrasjeve masive, ekzekutimeve dhe terrorit ndaj popullsisë civile, mundësuan nisjen e zgjidhjes politike të konfliktit në këtë vend, rivendosjen e jetës normale dhe kthimin e dhjetëra mijëra refugjatëve”, u shpreh Presidenti i Rusisë.

“Keni përmbushur me dinjitet, “me notën dhjetë”, objektivat më të vështira në tokën siriane dhe jeni kthyer me fitore në Atdhe, tek familjarët dhe të afërmit tuaj. Si Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ju falënderoj ju dhe të gjithë kolegët tuaj për profesionalizmin dhe vetëmohimin, për besnikërinë tuaj ndaj detyrës ushtarake dhe betimit”, shtoi Vladimir Putin. “Keni luftuar për interesat e Rusisë, për vetë Rusinë, për shtëpinë tuaj, për një kauzë të drejtë dhe të duhur. Dhe për këtë arsye i gjithë populli ynë ka qenë me ju. Jam i sigurt që ju e keni ndjerë këtë kohezion qytetar dhe patriotik, dhe ky unitet i ushtrisë me popullin ju ka dhënë fuqi. Qytetarët i ndiqnin përditë ngjarjet… besonin tek ju, krenoheshin për sukseset tuaja dhe për Forcat tona të Armatosura… Do t’i kujtojmë përgjithmonë shokët tanë të rënë në krye të detyrës luftarake. Kanë dhënë jetën e tyre, duke mbrojtur Atdheun. Emrat e tyre do të shkruhen përjetë në listat e reparteve ku kanë shërbyer, dhe me veprat e tyre heroike do të edukohet brezi i ri i oficerëve dhe ushtarëve. Familjet, prindërit, fëmijët dhe të afërmit e të gjithë atyre që kemi humbur do të jenë gjithmonë të rrethuar me kujdesin dhe mbështetjen tonë. Për këtë do të bëjmë gjithçka”.

“Rusia… ka dhënë një kontribut kryesor, vendimtar në shpartallimin e një force kriminale, e cila ka sfiduar të gjithë qytetërimin, në asgjësimin e një ushtrie terroriste, një diktature barbare, e cila mbillte vdekje dhe shkatërrime, fshinte nga faqja e dheut spitalet, shkollat, xhamitë, kishat, monumentet historike dhe kulturore, duke synuar ta kthente Sirinë dhe vendet e saj fqinje në një plasdarm për një agresion global, një nga shënjestrat e të cilit është dhe ka qenë edhe vendi ynë. Në rast se do të fitonin në Siri, duke shtuar radhët e tyre me rekrutë të rinj, duke siguruar akses tek paratë, burimet e naftës dhe armët moderne, terroristët pa dyshim që do të vazhdonin ofensivën e tyre globale me forca akoma më të shumta”.

“Ushtria dhe flota e Rusisë kanë demonstruar në mënyrë më të plotë kapacitetet e tyre të rritura, kanë përdorur me sukses armët dhe pajisjet më të sofistikuara. Pilotët e Forcave Ajroro-Kozmike kanë kryer mbi 34 mijë fluturime luftarake. Ndaj objekteve terroriste janë kryer 166 sulme me raketa me preçizion të lartë. Ushtria siriane, falë mbështetjes kyçe të Forcave tona Ajroro-Kozmike dhe Detare, ka çliruar nga terroristët pothuajse të gjithë territorin e vendit, më shumë se një mijë qendra banimi”. “Qytetarët e Sirisë do të kujtojnë me mirënjohje burrërinë e ushtarëve tanë, të cilët nganjëherë edhe në kushte bombardimesh i furnizonin njerëzit me ushqime, medikamente dhe sendet e nevojës së parë. Do të kujtojnë përpjekjet paqeruajtëse të oficerëve tanë që janë angazhuar tek Qendra për Pajtimin e Palëve Kundërshtare për të ndalur gjakderdhjen dhe për t’u dhënë njerëzve shpresë”.

https://www.facebook.com/RTvids/videos/1814732035203708/

https://www.facebook.com/RTvids/videos/1814732035203708/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit