Mjekët e Ushtrisë amerikane kanë sanksionuar torturimin e të dyshuarve për terroriztëm në burgjet ushtarake amerikane, si dhe kanë marrë pjesë personalisht në to, në kundërshtim me parimet e etikës mjekësore, thuhet në raportin e Komisionit të pavarur mbi Profesionalizmin Mjekësor.
Anëtarët e komisionit për 2 vjet me radhë kanë studiuar shënime dhe raporte, të cilat dëshmojnë për trajtimin e të burgosurve në burgun e Guantanamo-s dhe në burgjet në bazat ushtarake amerikane në Afganistan e Irak. Komisioni arriti në përfundimin se stafi mjekësor është detyruar të kryejë këto veprime nga ana e bashkëpunëtorëve të CIA-s dhe Ministrisë amerikane të Mbrojtjes.
Përfaqësuesi i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes i ka quajtur këto akuza absurde.