1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zëdhënësi i Haradinajt, Halil Matoshi e quan manipulim letrën e vajzës së veteranit

Më të lexuarat

Drejtori i Zyrës për Informim në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi e ka quajtur manipulim letrën e vajzës së dëshmorit dërguar shefit të tij Ramush Haradinaj, e cila është publikuar në media. Ai ka vazhduar sulmin ndaj mediave duke e quajtur ‘krim’ vetëm se mediat e publikuan letrën e vajzës së dëshmorit.

Në një koment në Facebook ai ka akuzuar dhe mediat, duke i cilësuar si abuzuese.

Më tutje Matoshi ka paraqitur në mënyrë kronologjike të gjitha vendimet e kryeministrit, që sipas tij janë të suksesshme për kategoritë e prekura nga lufta, të cilat ai, po sikur shefi i tij, i quan “kategori të lirisë”.

Më poshtë postimi i plotë:

Si manipulohen fëmijtë në Kosovë?

Manipulimi me ndjenjat e njerëzve nga politika është popullizëm, kurse nga media është abuzim.

Manipulimi me një fëmijë të kujtdo qoftë, aq më tepër të një veterani – siç pretendojnë portalet e Prishtinës – është krim.

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj është jo vetëm i përkushtuar që kategoritë e lirisë t’u kthehet dinjiteti dhe t’u ruhet integriteti por ai, ka ndërmarr hapa konkret për këto kategori qe po nëpërkëmbeshin.

Qe çfarë ka bërë kryeministri Haradinaj për kategoritë e luftës së UÇK –së, në 100-ditëshin e qeverisjes:

Qeveria e Kosovës ka siguruar fonde shtesë në vlerë prej 4 milionë e 749 mijë e 377 euro për kryerjen e obligimeve të mbetura për vitin 2017 ndaj kategorive të Lirisë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë të gjitha fondet e nevojshme për veteranët për vitin 2018.

Qeveria e Kosovës ka ndarë mbi 33 milionë euro për të gjithë invalidët e luftës çlirimtare.

Është shtuar buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për 18 milionë euro. Kjo shumë është dedikuar për shërim të qytetarëve jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe për pasurimin e listës së barnave esenciale.

Qeveria e Kosovës ka filluar zbatimin e Ligjit për Personat e Dhunuar gjatë Luftës, ligj ky që kishte mbetur pa u zbatuar që nga viti 2014, dhe me vendim të veçantë, Qeveria ka vendosur që shuma e pensionit për personat e dhunuar gjatë Luftës së Kosovës të jetë 230 euro.

Qeveria e Kosovës me vendim të veçantë ka ndarë 230.000 euro për themelimin Sekretarisë së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë.

Amnesty International, me 13 dhjetor 2017 ka prezantuar raportin ”Plagë që të djegin shpirtin” në të cilin u shpalos ndikimi shkatërrues fizik dhe psikologjik që iu është shkaktuar të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës.

“Një kryemnistër i tillë në Londër do të quhej kryeministër i suksesshëm. E falenderojmë shumë për punën që ka bërë për dëmshpërblimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. … ” tha Sian Jones nga Amnesty International gjatë prezantimit të raportit për gratë e dhunuara në Kosovë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit