3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite janë torturuar”

Më të lexuarat

Isa Karakai: “Të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite janë përballur me të gjitha llojet e torturave”

 

RABAT (AA) – Kryetari i Komitetit Palestinez për të Burgosurit, Isa Karakai, duke vënë në dukje se janë rritur arrestimet kundrejt palestinezëve pas vendimit të SHBA-ve për Kudsin, tha se “Të gjithë të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite janë përballur me të gjitha llojet e torturave”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Karaki ka mbërritur në kryeqytetin e Marokut, Rabat, bashkë me delegacionin që e shoqëron dhe ka zhvilluar takime me drejtuesit e Partisë së Progresit dhe Socializmit, partnerë të koalicionit qeverisës në Marok. Në një deklaratë për gazetarët, Karaki tha se në burgjet izraelite ndodhen mbi 7 mijë palestinezë të burgosur nga të cilët më shumë se 400 prej tyre janë fëmijë.

Isa Karaki, në vizitën e tij në Marok të cilën e ka kryer bashkë me disa nga të burgosurit e liruar, ka shtuar më tej se ata synojnë që të shpjegojnë problemet e të burgosurve palestinezë dhe të sjellin në rendin e ditës krimet e kryera nga forcat izraelite.

Ndërsa Ismail el-Alevi, një prej drejtuesve të Partisë së Progresit dhe Socializmit, është shprehur se duhet të jepet çdo mbështetje në çdo nivel për dosjen e të burgosurve palestinezë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit