Në një artikull nga “TornosNews” kushtuar ndërtimit gjigand në Tiranë, thuhet se projekti i ndërtimit të Namazgjasë së Xhamisë së Madhe në kryeqytet po ecën me ritme më të shpejta nga çfarë ishte parashikuar.
E inauguruar në vitin 2015 nga Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe homologu i tij shqiptar, Bujar Nishani, ky projekt do të jetë xhamia më e madhe në Ballkan.
Xhamia që kushton rreth 30 milionë euro është financuar nga Diyanet, institucioni për ‘Çështje Fetare’ dhe do të ketë hapësirë të mjaftueshme që 5,000 njerëz të falen njëkohësisht.
Me një sipërfaqe prej 20,000 metra katrore kjo xhami u mundëson myslimanëve që në ditë festash luteshin jashtë, tashmë të falen brenda dyerve të xhamisë.
Xhamia do të jetë pjesë e një kompleksi islamik në zemër të qytetit, brenda së cilit do të vendosen sallat e konferencave, ekspozitave, bibliotekave dhe muzeve.
Gjatë çeljes së punimeve Ergodan theksoi: