Egjipt
Një audio – regjistrim i rrjedhur shfaq shefin e ushtrisë egjiptiane, njëkohësisht ministrin e Mbrojtjes, Abdel- Fatah al- Sisi, duke thënë se ushtria do të udhëheqë Egjiptit për rreth një dekadë.
Al Jazeera Mubasher Misr ka publikuar audio incizimin e el- Sisit gjatë një takimi me Jaser Rizk, kryeredaktori i së përditshmes egjiptiane Al- Masry Al – youm.
Në regjistrimin e rrjedhur, shefi i ushtrisë mbron përpjekjet për të siguruar një imunitet kushtetues për krijimin e një grusht shteti ushtarak në Egjipt.
“Kjo periudhë do të vazhdojë midis pesë dhe dhjetë vjet, pavarësisht se kush e drejton vendin,” thotë el Sisi.
Muajin e kaluar, Rrjeti Rassd News botoi një audio regjistrim të al- Sisit në të cilin thuhet se ai bëri thirrje për sigurimin e një imuniteti kushtetues për veten e tij në qoftë se ai vet nuk zgjidhet president i Egjiptit.
Në incizim, shefi i ushtrisë thotë se “ushtria nuk mund të lihet në duart presidentit”.
Autenticiteti i incizimit nuk është mohuar e as pohuar nga autoritetet, dhe nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm.
Ky është incizimi i pestë i rrjedhur për mediat. /mesazhi/kohaislame.com