10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Dëshmia e 28-vjeçarit që vrau të atin: Donte të më martonte dhe ta ndanim gruan bashkë

Më të lexuarat

Një grindje me të birin, i kushtoi jetën një 74–vjeçari në zonën e Farkës, në Tiranë.

Fejzi Aliaj u vra në oborrin e shtëpisë së tij mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00.

I biri, Selman Aliaj 28-vjeç e qëlloi disa herë me çekiç në kokë.

Pa e vënë re askush, në mes të natës, e mori trupin e të atit në makinën e tij tip Volsvagen dhe e çoi në liqenin e Farkës, ku e hodhi për të fshehur krimin.

Ai njihet si person me probleme mendore, raporton Tv Klan.

Të nesërmen, djali tjetër i viktimës, që ishte kthyer për festa nga emigracioni në Angli, telefonoi policinë për të denoncuar zhdukjen e babait.

Efektivët e rendit nisën të hetojnë mbi pistën e vrasjes pasi panë njolla gjaku në oborrin e shtëpisë.

Të parët që u pyeten ishin familjarët.

28–vjeçari u ndalua në Kamëz, teksa po udhëtonte me makinën që kishte transportuar trupin.

Policia gjeti gjurmë të krimit në mjetin e tij dhe u prangos menjëherë.

Selman Aliaj u ka tha hetuesve se e vrau pas një konflikti.

Sipas tij, babai donte ta martonte dhe i kishte thënë se gruan do ta ndanin të dy, raporton Tv Klan.

Kjo dëshmi, sipas hetuesve, tregon dhe më shumë problemet mendore që ka autori.

Aliaj i tregoi policisë dhe vendin ku kishte hedhur trupin.

Viktima u gjet i mbështjellë me një qilim dhe u nxorr nga liqeni në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Familja Aliaj është me origjinë nga Kukësi dhe prej vitesh ishte vendosur në zonën e Shkozës.

Viktima ishte baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve punojnë në emigracion dhe ai jetonte në banesë vetëm më Selmanin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit