-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Turqia riemërton rrugën e Ambasadës së EBA-së në Ankara: “Fahreddin Pasha”

Më të lexuarat

Emri i ri i rrugës do të jetë “Fahreddin Pasha”, në shenjë nderimi për guvernatorin osman të Medinës në vitet 1916-1919, sipas Bashkisë Metropolitane të kryeqytetit turk…

 

Bashkia Metropolitane e Ankarasë njoftoi ndryshimin e emrit të rrugës, ku është e vendosur Ambasada e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Emri i ri i saj do të jetë Rruga “Fahreddin Pasha”, në shenjë nderimi për guvernatorin osman të Medinës në vitet 1916-1919, sipas Bashkisë Metropolitane të kryeqytetit turk.

Ky ndryshim vjen një javë pasi ministri i Jashtëm i EBA-së, Abdullah bin Zayed al-Nahyan, ripostoi në “Twitter” një mesazh, i cili akuzonte Fahreddin Pashën për krime ndaj popullatës lokale dhe vjedhjen e pronës së tyre.

Postimi tërhoqi zemërimin e Ankarasë, me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, zëdhënësin e tij më të lartë, Ibrahim Kalin dhe zyrtarë të tjerë të lartë që i dënuan fuqishëm akuzat në fjalë duke reaguar me deklarata të ashpra dhe fakte historike.

“Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Ankarasë, Mustafa Tuna, urdhëroi riemërtimin e Rrugës 613. në Lagjen “Ilkbahar” të rrethit Çankaya/Ankara”, thuhet në një komunikatë me shkrim, e cila shton se ndryshimi do të bëhet i përhershëm pas një vendimi në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit