9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Arratisje në motorin e makinës

Më të lexuarat

Me dhjetëra mijëra shqiptarë kanë rrezikuar jetën ndër vite duke sfiduar detin me gomone për të shkuar në Itali. Të tjerë, duke u fshehur në kamiona apo trena kanë arritur të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, deri më sot, asnjëherë nuk ishte parë një emigrant që të fshihet në motorin e një makine.

Një 18-vjeçar nga Afganistani, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u fsheh në vendin më të pazakontë, në motorin e një makine, në një traget që po udhëtonte drejt portit italian të Barit nga Greqia.

Për fatin e keq të klandestinit, ai u ndalua në mënyrë krejtësisht rastësore, nga një kontroll rutinë pas rrugës prej 20 orësh.

Në mënyrë që të reduktonte vështirësinë e qëndrimit në një pozicion krejtësisht të pazakontë, 18-vjeçari kishte vendosur një batanije poshtë motorit dhe kishte marrë me vete vetëm një shishe ujë.

Sipas ekspertëve, afgani rrezikoi shumë me jetën e tij duke udhëtuar në këtë mënyrë, pasi vendet ku transportohen makinat në një traget janë të njohura për lëshimin e gazrave vdekjeprurës, ndërsa nëse makina do të kishte lëvizur pa e kuptuar prezencën e emigrantit, ai do të kishte vdekur nga nxehtësia dhe djegiet./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit