“Kudsi është kryeqyteti politik i Palestinës, kryeqyteti fetar i muslimanëve dhe kryeqyteti human i botës së lirë”, tha kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Henijje
GAZA (AA) – Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Henijje, tha se kanë informacione se SHBA-të mund të shpallin vendime të reja lidhur me Kudsin, raporton Anadolu Agency (AA).
Henijje gjatë fjalimit të tij në Konferencën e 11-të Shkencore për Kudsin, të organizuar nga Hamasi në Gaza tha se “Po marrim disa informacione nga qarqet përkatëse se qeveria e SHBA-ve mund ta njohë (Izraelin) si shtet hebre, mund të shpallë se të gjitha vendbanimet hebreje i përkasin Kudsit dhe se refugjatët palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në shtetin e tyre”.
Ai nuk dha informacione lidhur me “qarqet përkatëse” në fjalë.
Për përmirësimin e çështjeve të brendshme të Palestinës, Henijje thotë se procesi i paqes duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Ai theksoi se duhet të largohen duart mbi rezistencën palestineze.
Henijje kërkoi edhe nga qeveria palestineze që “të tregojë një qëndrim të qartë për Marrëveshjen e Oslo-s dhe për çështjen e koordinimit të sigurisë me Izraelin”.
Mes tjerash ai vuri në dukje se çdo praktikë e Izraelit në Kuds është e zbrazët dhe e pavlefshme. “Kudsi është kryeqyteti politik i Palestinës, kryeqyteti fetar i muslimanëve dhe kryeqyteti human i botës së lirë”, tha Henijje.