3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Serbia fillon ndërtimin e pjesës së autostradës që lidhet me Prishtinën e Durrësin

Më të lexuarat

Serbia do të fillojë vitin e ardhshëm ndërtimin e seksionit të parë të Autostradës së Paqes Nish-Prishtinë-Durrës, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.

Seksioni Nish-Ploçnik është 36 kilometra i gjatë, ndërkohë që i gjithë projekti kushton 212 milionë euro”, deklaroi Mihajloviç duke shtuar se të dhënat financiare ishin ende paraprake.

”Ky seksion do të ndërtohet me ndihmën edhe të Bankës Evropiane të Investimeve (EIB) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”, shtoi ajo.

Mihajloviç tha se projekti i dokumentacionit ishte financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka rrugë që nuk është domethënëse për Serbinë. Kjo rrugë nënkupton lidhjen me rajonin. Serbia nuk ka det dhe kjo është arsyeja që ajo ka nevojë për porte”, deklaroi zëvendëskryeministrja serbe, njëkohësisht edhe ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit