Islami dhe natyra e njeriut
Natyra e njeriut, tiparet themelore të karakterit të njeriut, që moti kanë qenë temë e hulumtimeve të shumta. Ajo për shumë hulumtues muslimanë ka rëndësi të veçantë sepse sipas shumë komentuesve të Kur’anit kjo fjalë është sinonim për Islamin.
Çdo musliman dhe muslimane është plotësisht i bindur se Krijuesi i kësaj natyre është zbritësi i Kur’anit, pra All-llahu, subhanehu ve teala. Njohja e këtij fakti na bind se kjo fe është plotësisht në pajtim me natyrën e pastër njerëzore, fitren, sepse është apsurd që Krijuesi i kësaj natyre të shpall fe e cila i kundërvihet dhe përplaset me natyrën në të cilën Ai i ka krijuar njerëzit.
I Gjithdijshmi dhe i Urti, gjithsesi ka shpallur fe e cila i përshtatet dhe pajtohet me natyrën njerëzore.
Buhariu dhe Muslimi në librat e tyre transmetojnë këtë hadith:
Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, rrëfen: “Natën e Israsë të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i janë ofruar dy enë, në njërën pati qumësht derisa në tjetrën venë, dhe i thanë; pi prej cilës dëshiron! I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, mori qumshtin dhe e piu. Pasiqë piu qumshtin i’u tha: “Zgjodhe natyrën (fitrën) dhe po ta kishe zgjedh verën do të devijonte ummeti yt”. (Buhariu nr.3394 dhe Muslimi nr.168)
Në një transmetim tjetër qëndron: “Qoftë i falëndëruar All-llahu i cili të udhëzoi drejt natyrës së pastër dhe po ta kishe zgjedh verën Ummeti yt do të devijonte”. (Buhariu nr.4709)
Ne një transmetim tjetër qëndron: “Drejt veprove, All-llahu i drejtoftë njerëzit me ty, Ummeti yt do të mbetet në natyrshmëri” (Muslimi nr.164)
Ky hadith është thelbi i temës tonë dhe nga ky hadith ne përfitojmë tre dobi:
• Njeriu si krijesë anon kah shumë gjëra përreth tij dhe kjo është natyra me të cilën ka lindur. Kjo natyrë është pjesë e esencës së tij dhe është veçori e njerëzisë në përgjithësi. Orvatja për të mohuar natyrën njerëzore shkakton defekt dhe e nxjerr njeriun nga suazat e njerëzisë.
Ky pohim gjendet edhe në fjalët e shumë Imamëve siç janë: Ibën Kajjimi, Ibën Haxheri, Ibën Dekik El ‘id, Es Sujutiu dhe shumë tjerë prej dijetarëve të hadithit dhe komentuesve të Kur’anit.
Thotë Ibën Kajjimi: Ka dy lloje të “fitrës”. Lloji i parë që ka të bëj me zemrën dhe lidhëshmërinë e saj me All-llahun. Kjo natyrë kërkon njohjën e Zotit të saj dhe shfaq dashuri ndaj tij duke i dhënë përparësi Atij para çdo gjëje.
Lloji i dytë quhet natyra praktike ku bën pjesë ky hadith. Me llojin e parë arrihet pastrimi i zemrës e me llojin e dytë arrihet pastrimi i trupit. (këto fjalë të Ibën Kajjimit janë komentim i hadithit: “Pesë gjëra janë prej natyrës së pastër (fitrës): sunetimi, rruajtja e qimeve të pjesës së turpshme, shkulja e qimeve të nënsjetullës, shkurtimi i thonjëve dhe shkurtimi i mustaqeve.”sh.p.)
• Gjithë shpalljet hyjnore janë në pajtim me natyrën të pastër, mbështesin atë dhe nisen prej saj. Për këtë shkak feja Islame është fe e natyrës. All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Përqëndro vetveten tënde sinqerisht në fenë, i larguar prej çdo të kote, (e ajo fe), feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu” (Er-Rum,30)
Kjo shihët nga hadithi i të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në të cilin ai zgjodhi qumështin, vepër kjo e cila është në pajtueshmëri me natyrën njerëzore e cila çdo herë zgjedh gjërat e dobishme. Në këtë rast qumështi është më i dobishëm. Ai është ushqim i shëndetshëm dhe i këndshëm dhe për të i Dërguari I All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
“Asnjë gjë nuk zëvendson ushqimin dhe pijet, si qumështi” (Ahmedi në Musned nr.1978, Tirmidhiu nr.3455, Ebu Davudi nr. 3723 dhe Ibën Maxhe nr. 3426. Tirmidhiu e ka vlerësuar si hasen ( i mirë) dhe me të pajtohet edhe Ibën Haxheri.)
• Krahas gjërave të lejuara ka edhe gjëra të ndaluara që janë në kundërshtim me natyrën e pastër. Shembulli i tyre në hadithin e përmendur është vera. Ajo simbolizon kënaqjen e shemtuar dhe ndjekjen e rrugës e cila ndeshet me natyrën e njeriut. Ajo simbolizon fëlliqësirat, mendjelehtësinë dhe çdo gjë të prishur. Shkatëron mendjën, pasurinë, besimin dhe trupin.
Prej natyrës njerëzore është:
Dashuria ndaj jetës dhe qëndrimit në këtë botë.
Kjo dukuri shihet qartë edhe në moshën fëmijërore dhe fëmiu si fëmi frikësohet prej vdekjes. Kur ai atij i kanoset rreziku i hudhjes prej lart apo goditjes nga ndonjë makinë, qan dhe dridhet prej frikës. Kjo gjë është krijuar në njeriun prej lindjes së tij.
Statistikat e shumta që flasin për rritjen e përqindjes së vetvrasjeve janë argument për devijime në edukatë, gjë që rezulton me veprime të shëmtuara në shoqëri të ndryshme.
Nevoja për adhurim.
Njeriu në natyrën është i dobët dhe ka nevojë për mbështetje prej të adhuruarit të tij. Njeriu për ta plotësuar këtë nevojë adhuron gjëra të lejuara dhe të ndaluara.
Dashuria ndaj atdheut dhe vendbanimit.
Gjinitë anojnë njëra kah tjetra dhe kjo është pjesë e natyrës së tyre.
Dashuria ndaj fëmisë dhe pasurisë.
Prej natyrës njerëzore është mbulimi i pjesëve të turpshme. Edhe fëmiu në moshën e vogël turpërohet kur zbulohen pjesët e turpshme të trupit të tij.
Instinkti për pronësi.
Njëriu prej moshës fëmijërore lidhët me gjërat që i konsideron të veçanta për të dhe privimin e tij prej tyre e konsideron si padrejtësi. Si pronë e tij i konsideron lojrat, këpucët dhe rrobat e tij dhe ndodh që në disa raste përvetëson edhe gjëra që janë pronë e tjetërkujt.
Prej natyrës njerëzore është edhe jeta në shoqëri me llojin e tij.
Ibën Halduni duke iu referuar Aristotelit thotë: “Njeriu është qytetar në natyrën e tij”. (d.m.th. është i prirë për jetë në shoqëri)
Nga gjërat që përmendëm kuptuam se njeriu posedon disa tipare që i përkasin natyrës dhe numri i tyre është shumë i madh. Është e vërtetë se këto tipare ndryshojnë dhe zhvillohen nën ndikimin e edukatës, aftësive mendore dhe kushtet shoqërore, por fakt i pamohueshëm është egzistimi i tyre në esencën njerëzore. Nëse këto tipare zhvillohen nën një mbikqyrje të shëndoshë, pa pengesa, ata do të dalin në shesh mu si rritet druri prej farës së vogël. Për këtë shkak i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në hadithin e transmetuar prej Ebu Hurejres, radijall-llahu anhu, thotë:
“Cdo foshnjë lindet në natyrën e pastër (në fenë Islame)”. (Buhariu nr.1385 dhe Muslimi nr.2658)