Rebelët Husi shkrepën raketë balistike drejt pallatit mbretëror në Rijad

Më të lexuarat

Televizioni Al-Masira, i afërt me lëvizjen shiite Husi, lajmëron se objektiv i sulmit ka qenë pallati mbretëror Yamama në të cilin është vendosur edhe rezidenca e mbretit saudit Salman bin Abdelaziz

 

SANA (AA) – Lëvizja rebele jemenase Husi njoftoi se me raketë balistike ka qëlluar kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Televizioni Al-Masira, i afërt me lëvizjen shiite Husi, lajmëron se objektiv i sulmit ka qenë pallati mbretëror Yamama në të cilën është vendosur edhe rezidenca e mbretit saudit Salman bin Abdelaziz.

Burimi i njëjtë nuk bëri të ditur detaje për pasojat e sulmit.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror saudit Al-Ekhbariya raporton se forcat saudite interceptuan dhe shkatërruan raketën armiqësore balistike në jug të Rijadit.

Militantët Husi edhe më 4 nëntor me raketë balistike qëlluan aeroportin ndërkombëtar “Mbreti Khalid” në Rijad, ndërsa forcat prosaudite të sigurisë interceptuan rrugës drejt objektivit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit