2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Mattis: Ato që përjetuan myslimanët Rohingya janë firkësuese

Më të lexuarat

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka cilësuar “frikësuese” ngjarjet e ndodhura ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i ka cilësuar “frikësuese” ngjarjet e ndodhura ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar, por është distancuar që t’i konsiderojë gjenocid.

Në një takim me gazetarët në Pentagon, Mattis ka folur në lidhje me tensionet e përjetuara me Rusinë dhe Korenë e Veriut, si dhe për situatën në Mianmar dhe Siri.

Në lidhje me arrestimin e gazetarit të agjencisë së lajmeve Reuters në Mianmar, Mattis ka theksuar se është shqetësuese që ushtria e Mianmarit nuk respekton të drejtat e njeriut, duke shtuar se “çështja e të drejtave të njeriut tek ushtritë është një gjë kulturore; duhet të punoni për këtë dhe të tregoni respekt”.

Duke bërë të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, udhëheq përpjekjet e SHBA-ve kundër spastrimit etnik ndaj myslimanëve Rohingya, Mattis tha se, “Janë frikësuese ngjarjet që kanë ndodhur ndaj tyre”.

Pyetjes nëse i vlerëson apo jo gjenocid ngjarjet në fjalë, Mattis i është përgjigjur se u përmbahet vlerësimeve të bëra nga Sekretari Tillerson. Duke u distancuar të përdorë shprehjen gjenocid, Tillerson ishte shprehur se janë spastrim etnik ngjarjet e kryera ndaj myslimanëve Rohingya nga ushtria e Mianmarit.

“Mos besoni në ato që thuhet se DEASH ka përfunduar”. “DEASH nuk ka përfunduar dhe lufta ndaj tij vazhdon”, i është përgjigjur Mattis pyetjes së parashtruar nga ana e gazetarit të Agjencisë së Lajmeve Anadolli (AA).

Më tej Mattis ka shtuar se, “DEASH tani po shpërndahet. Por lufta ende nuk ka përfunduar. Vazhdojmë të luftojmë kundër tyre dhe ata largohen se nuk mund të qëndrojnë përballë aleancës sonë”. (AA)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit