Dhjetëra kolonë hebre kanë hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa nën përcjelljen e policisë izraelite.
Dhjetëra kolonë hebre kanë hyrë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa nën përcjelljen e policisë izraelite.
Zëdhënësi i Administratës së Fondacioneve Islame në Jerusalem, Firas Dibs deklaroi se në oborrin e Xhamisë Al-Aksa kanë hyrë tre grupe të kolonëve hebrenj nëpërmjet portës Magribe.
“Numri i kolonëve hebre që kanë hyrë në oborrin e xhamisë arriti në 187”, deklaroi Dibs ndërsa shtoi se autoritetet izraelite kanë lejuar hyrjen e një grupi të studentëve hebrenj prej 40 personash në të gjitha vendet e Xhamisë Al-Aksa.
Hebrenjtë sot kremtojnë ditën e dytë të festës së tyre Hanuka.
Gjatë festës Hanuka, e cila sipas kalendarit hebre zgjatë 8 ditë, vërehet edhe një rritje e bastisjeve të hebrenjve fanatik ndaj Xhamisë Al-Aksa.