Së paku 16 anëtarë të forcave të sigurisë së regjimit sirian u vranë kur një makinë bombë shpërtheu në një postbllok në periferi të Damaskut.
Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se bomba e vendosur në postbllok u aktivizua nga një kamikaz.
Televizioni shtetëror sirian raportoi shpërthimin duke thënë vetëm se “disa njerëz ishin vrarë në një shpërthim terrorist”.
Observatori tha se avionët luftarakë u kundërpërgjigjën duke goditur zonat e afërta, kur përleshjet shpërthyen pas bombardimit. Një video e shpërndarë nga aktivistët shfaqë sasi të madhe tymi nga vendi i ngjarjes, si dhe avionë luftarakë që sulmojnë në vend.
Aktivistët thonë se forcat kryengritëse kishin kapur pikën e kontrollit të goditur nga bomba dhe ishin duke u ndeshur për ta marrë nën kontrollë një tjetër postbllok.
Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë në konfliktin sirian i cili filloi me protesta popullore kundër presidentit Bashar al –Asad, i cili shtypi me dhunë kundërshtuesit dhe qoi vendin në luftë civile. /mszh/kohaislame