SARAJEVË (AA) – Ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Karl Erjavec, tha të mërkurën pas një takimi të partnerëve të koalicionit në Qeverinë e Sllovenisë se ka ardhur koha që vendi i tij ta njohë Palestinën, raporton Anadolu Agency (AA).
“Personalisht besoj se ka ardhur koha që Sllovenia ta njohë Palestinën dhe se ne duhet sërish si qeveri t’i shqyrtojmë hapat e mëtejshëm në këtë proces”, tha Erjavec pas takimit me krerët e dy partive të tjera në koalicionin e kryeministrit Miro Cerar.
Me iniciativën e tij u pranua që ai si ministër të përgatisë informacionet e nevojshme për seancën e qeverisë që do të mbahet javën e ardhshme.
Në koalicionin në Slloveni është duke u konsideruar njohja e Palestinës pasi Bashkimi Evropian (BE) njëzëri vendosi të mos ndjekë SHBA-të dhe ta njohë Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.
Socialdemokratët (SD) e Dejan Zhidan mbështesin propozimin, por konsiderojnë se do të ishte e përshtatshme të marrin një hap të tillë me disa shtete të tjera anëtare të BE-së, në mënyrë që kjo të mos jetë proces i izoluar i qeverisë sllovene.
Kujtojmë se Erjavec në vitin 2015 kërkoi që Sllovenia ta njohë Palestinën.