1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Tortë kinder buono

Më të lexuarat

Përbërësit
200 gr lajthi të coptuara
10 të bardha vezësh
15 lugë gjelle sheqer
1 lugë uthull molle
100 gr nutella ose tjeter lloj krem qokolade

Përbërësit për fillin:

1.5l qumësht
10 ugë gjelle miell
10 të kuqtë e vezëve
10 lugë sheqer
1 kese puding vanilje
250 gr margarin
3 kese vanil sheqer
100 gr qokoladë kuzhine

Nevojiten edhe:

100 gr qokoladë
50 gr margarin
5-6 lugë qumësht
3 kese shllag
pak lajthi të bluara

Fillimisht tepsinë e shtrojmë me letër të yndyrshme dhe mbi të shpërndajmë lajthitë e coptuara. Rrahim të bardhat e vezëve me sheqer dhe i shtojmë uthullën vazhdojmë rrahjen deri të trashen mirë. I qesim mbi lajthi dhe e pjekim në temperaturë 150*C rreth 1 orë.

Kur të piqet e e kthejmë në një tepsi tjetër dhe i heqim letrën. E lyejmë me nutella apo tjetër lloj krem qokolade.

Vlojmë qumështin dhe në të ziejmë si pudinga përzierjen prej sheqeri, të kuqt e vezëve (të rrahura më parë) pudingut dhe miellit. Perziejmë mirë që mos të mbetet kokrra. Kur të trashet e largojmë nga zjarri dhe e ftohim. Ia qesim margarinën e rrahur me mikser dhe vanill sheqer. E përziejmë mirë dhe e ndajmë në dy pjesë.

Njërës pjesë i shtojmë qokoladën. Mbi petën e pjekur qesim nga një lugë nga filli i verdhë dhe një lugë nga filli i kaftë në mënyrë që të krijohet si tabelë shahu.

Shkrijmë qokoladën dhe e qesim mbi fillin qe te mbushen zbrazëtirat ndërmjet filleve të kaftë dhe të verdhë.Permbi këtë i qesim 3 kese shllag të rrahura me qumësht, mbi shllag qesim lajthi të bluara./K-SH

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit