9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zaev në Kosovë: Do të ketë hetim ndërkombëtar për rastin ‘Kumanova’

Më të lexuarat

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka thënë se rastin e Grupit “Kumanova” nuk e ka provokuar as ai vet dhe as kryeministri i Kosovës.

Në një konferencë për media që pati bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj, Zaev tha se janë rënë dakord që të këtë hetim ndërkombëtar me qëllim që qytetarët ta dinë të vërtetën.

Zaev tha se kjo çështje nuk duhet të mbetet si pengesë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Do të ketë një hetim ndërkombëtar me qëllim që të arrihet e vërteta”, tha Zaev, raporton KP.

Edhe Zaev edhe Haradinaj kanë deklaruar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira drejt perspektivës euroatlantike dhe Haradinaj është i ftuar nga për një vizitë në Shkup.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit