-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Erdogan paralajmëron: Një hap i gabuar për Jerusalemit zemëron të gjithë botën islame

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të mërkurën në mbrëmje se një hap i gabuar në lidhje me statusin e Jerusalemit do të shkaktonte indinjatë dhe zemërim në të gjithë botën islame…

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të mërkurën në mbrëmje se një hap i gabuar në lidhje me statusin e Jerusalemit do të shkaktonte indinjatë dhe zemërim në të gjithë botën islame.

Kreu i shtetit turk organizoi një konferencë të përbashkët shtypi me Mbretin Abdullah II i Jordanisë, pas një takimi kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Gjatë fjalës së tij përpara gazetarëve, Erdogan paralajmëroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Jerusalemin.

Ai tha se Turqia ndan të njëjtën ndjenjë me Jordaninë për sa i takon shenjtërisë dhe statusit historik të Jerusalemit.

“Ne i kushtojmë rëndësi të madhe rolit kritik të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë si mbrojtëse e vendeve të shenjta në Jerusalem. Një hap i gabuar në lidhje me statusin e Jerusalemit do të shkaktonte indinjatë në të gjithë botën islame, do të jetë një dinamit në themelin e këtij terreni për paqe, si dhe do të ndezë fitilin e tensioneve dhe konflikteve të reja në rajonin tonë”, u shpreh lideri turk.

Erdogan njoftoi gjithashtu se më datë 13 dhjetor do të mbledhin në Stamboll samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, si kryesues të radhës.

 

Abdullah II: Zgjidhja me dy shtete nuk ka alternativë

Mbreti Abdullah II i Jordanisë, nga ana e tij vuri në pah se në rast të një marrëveshjeje paqeje në Lindjen e Mesme, kjo do të jetë përcaktuese për stabilitetin e të gjithë rajonit.

“Xhamia al-Aksa dhe Haram al-Sharif janë maksimalisht të rëndësishme për ne. Ato janë vende të shenjta edhe për myslimanët edhe për të krishterët”, shtoi ai.

Sovrani i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë theksoi gjithashtu se zgjidhja me dy shtete për problemin apo konfliktin izraelito-palestinez nuk ka asnjë alternativë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit