-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rrahje mes nxënësve shqiptarë dhe maqedonas

Më të lexuarat

Rrahje masive midis nxënësve shqiptarë dhe maqedonas të shkollave të mesme ka ndodhur mbrëmë në Shkup.

Rrahja ka ndodhur në bulevardin “Brigada e tretë maqedonase”, ku janë përleshur nxënës shqiptarë dhe maqedonas.

Siç mësohet, incidenti është nxitur nga nxënës dhe huliganë maqedonas të cilët kanë sulmuar nxënësit shqiptarë që mësojnë në shkollën e mesme “Vlado Tasevski”.

Ky incident masiv ka bërë që të bllokohet edhe bulevardi, ndërsa rrahja brutale me gjësende të forta ka zgjatur për disa minuta, deri në ndërhyrjen e policisë. Siç bëhet e ditur, një pjesë e nxënësve kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në qendrën klinike në Shkup.

Dëshmitarë të ngjarjes kanë rrëfyer për INA se nxënësit shqiptarë të vendbanimeve të komunës periferike të Studeniçanit janë sulmuar nga huliganë dhe nxënës maqedonas. “Nxënësit derisa kanë përfunduar orët e fundit dhe ishin nisur për të pritur autobusët për në shtëpi, janë sulmuar në një pritë nga huliganët maqedonas dhe gjithçka më pas ka dalur jashtë kontrollit”, ka rrëfyer për INA, një nxënës që ka qenë viktimë e rrahjes.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi incidentin, duke theksuar se janë ndaluar vetëm dy nxënës dhe duke mos dhënë asnjë të dhënë tjetër për ndriçimin e këtij incidenti të radhës. Viteve të fundit janë shtuar incidentet e dhunshëm nëpër Shkup, ndërsa viktima vazhdojnë të jenë nxënësit dhe fëmijët shqiptarë.

Huliganë maqedonas vazhdojnë të shëtisin të lirë, edhe pse MPB ka theksuar se në disa raste janë ndaluar sulmuesit e dyshuar të viktimave të pafajshme nëpër rrugët e Shkupit, por shumica prej tyre kanë rezultuar të moshës së mitur. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit