27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Myslimanët mbajtën protestë para Shtëpisë së Bardhë për shkak të vendimit të Trampit për Jerusalemin

Më të lexuarat

Disa qindra myslimanë mbrëmë mbajtën lutje para Shtëpisë së Bardhë, duke e shprehur në këtë mënyrë protestën e tyre për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Tramp për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Në thirrjen e organizatave myslimane lokale, besimtarët u mblodhën në sheshin “Lafajet” para Shtëpisë së Bardhë, ku e mbajtën lutjen e të premtes.

Një pjesë e pjesëmarrësve në protestë mbajtën shalle në ngjyrat e flamurit palestinez, ndërsa në tubimin mbanin edhe parulla me dënim të kolonizimit hebraik të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor”.

Бела куќа протести

Siç lajmëroi MIA, Trampi të mërkurën mori vendim për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit dhe urdhëroi që të fillohet procedurë për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Izrael nga Tel-Avivi në “Qytetin e Shenjtë”, që shkaktoi dënime në mbarë botën dhe reagime të ashpra dhe protesta në shtetet arabe dhe myslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit