4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nivel i lartë i sigurisë në haxhin e sivjetmë

Më të lexuarat

Autoritetet saudiane kanë instaluar kamerat më të avancuara në Qabe për të monitoruar piligrinazhin e sivjetmë të haxhit, tha Gjeneral Major Abdullah Al-Zahrani, shef i Qendrës të Haxhit për Komandë dhe Kontroll.

Xhamia tashmë monitorohet nga 42 000 kamera dhe me instalimet e fundit sistemi ka një kapacitet për të monitoruar aktivitetin deri në 60 kilometra larg.

“Ne po përdorim kamerat digjitale më të fuqishme, të prodhuara këtë vit për herë të parë. Këto kamera mund të monitorojnë aktivitetin dhe ngjarjet që ndodhin edhe në 60 km largësi. Ato operojnë gjithashtu edhe në kushte të rënda atmosferike” tha ndër të tjera Gjenerali për Arab Neës.
Numri i madh i kamerave ka për qëllim mbulimin e hapësirës se re e cila ka ardhur si rezultat i zgjerimit të xhamisë.
Arabia Saudite po ndërmerr një sërë zhvillimesh të mëdha për të rritur kapacitetin e xhamisë që të akomodojë numër shumë më të madh të pelegrinëve musliman.

Këtë vit është bërë edhe integrimi i të gjitha pikave të sigurisë në Qendrën për Komandë dhe Kontroll.
Kjo Qendër është lidhur me Qendrën për Informim Kombëtar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjithashtu është avancuar edhe teknologjia e personelit, në mënyrë që atyre tu lehtësohet sa më shumë shërbimi i mirë ndaj haxhinjëve.

Gjithashtu këtë vit janë vënë në dispozicion 18 helikopter S92 dhe Blackhawk që do të monitorojnë haxhin.
Ata do të monitorojnë trafikun dhe parandalimin e ndonjë parregullsie.

/kohaislame.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit